Aktualitet

Paketa e re – Qeveria italiane, 8 mld € për bizneset e prekura nga pandemia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:38 - 30/11/20 |
mapo.al

Qeveria e Italisë ka miratuar një paketë të re ekonomike për të mbështetur bizneset të cilat janë prekur nga kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.



Paketa e ndihmës, e katërta që nga momenti i prekjes së vendit nga pandemia, ka një vlerë prej 8 miliardë euro.


Ajo gjithashtu ofron një shumë prej 1, 000 euro për punëtorët e turizmit, në arte e sporte, po ashtu është caktuar një fond për sektorin e konventave si edhe është shtuar numri i punonjësve të policisë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja.



Sakaq kryeministri Giuseppe Conte, do të zhvillojë një takim për të përpunuar më tej planin e Italisë për pushimet, ekspertët e shëndetit të cilët paralajmërojnë një rritje të rasteve në prag të festave.



Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi rreth 20,000 raste të reja ditën e djeshme dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin në gati 55,000 viktima.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 9 viktima dhe 294 raste të reja

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas