fbpx

Aktualitet

Paketa “Persona Fizikë” nga Fibank






               Publikuar në : 14:37 - 20/09/19 |
mapo.al

Çdo biznes i krijuar rishtazi, si edhe bizneset ekzistuese me xhiro vjetore mbi 2 milione Lekë, kanë detyrimin për të hapur një llogari bankare brenda muajit tetor 2019 sipas Ligjit nr. 31/2019 miratuar me 17.06.2019. Ky ligj i fuqizuar nga Administrata Tatimore për hapjen e llogarive bankare për bizneset ka ardhur në kuadër të luftës kundër informalitetit, por edhe si një detyrim për të parandaluar pastrimin e parave. Ky detyrim prek edhe organizatat jo fitimprurëse të regjistruara në organet tatimore.


Nisur nga kjo kërkesë, Fibank ka dizenjuar një paketë të favorshme përsa i përket bizneseve apo personave fizikë. Paketa e shërbimeve “Persona Fizikë” nga Fibank përfshin elementët kryesorë të një llogarie bankare biznesi plotësisht Falas!



Kjo paketë për biznesin përfshin mirëmbajtjen e llogarisë, pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore pa asnjë komision deri në 1 Mars 2020. Gjithashtu, për të gjithë personat fizikë që përdorin vazhdimisht kartat e kreditit në transaksionet e tyre ditore, Fibank mundëson kartë krediti me Zero Komision në vitin e parë.

Në ndihmë të çdo biznesi të ri apo të vogël, paketa e shërbimeve “Persona Fizikë” Fibank ofron kredi konsumatore me 1% më pak se norma standarte si edhe financim deri në 6 paga për stafin përkatës.

Paketa Fibank për Personat Fizikë ofron:

🔹 Mirëmbajtje llogarie – FALAS deri në 1 Mars 2020
🔹 Pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqerore – FALAS deri ne 1 Mars 2020
🔹 Kartë krediti për biznese – FALAS për 1 vit
🔹 Kredi konsumatore me Normë Interesi 1% më pak se norma standarde
🔹 Financim i 6 pagave për stafin



CLOSE
CLOSE
Pas