fbpx

Aktualitet

Paketa “Trump”, 10 mld USD dhe avionë Serbisë në këmbim të Kosovës





               Publikuar në : 20:13 - 06/09/19 |
mapo.al

Pak ditë më parë, Aleksandër Vuçiç ishte për një vizitë në Washington ku u takua me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo. Biseda e tyre ka pasur në qendër të saj dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd si dhe një marrëveshje finale mes vendeve.


Raportet në shtypin kosovar tregojnë se Pompeo i ka bërë presion Vuçiçit për ta njohur më në fund pavarësinë e Kosovës. Vetë kreu i shtetit serb e kishte lënë të kuptohej një gjë të tillë pas kthimit nga SHBA, kur tha se Serbinë e pret një vjeshtë, dhe një dimër i vështirë.



Por ndërkohë, në mediat serbe është po qarkullon një lajm i pakonfirmuar ku thuhet se presidenti Donald Trump është i vendosur ta zgjidhë këtë çështje deri në mesin e vitit 2020.


Për këtë arsye, ai sipas gazetave serbe “Informer” dhe “Kurir” ka në plan t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 avionë luftarakë F-16 si dhe anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri në vitin 2024.

Burimet të cilave u referohen të përditshmet, thonë se “Trumpi ka dalë me idenë t’i ofrojë Serbisë një plan të ngjashëm me atë “Marshall” për Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore”. “Informer” pretendon se një ofertë e tillë do t’i përcillet Beogradit përmes përfaqësuesit të sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Palmerit iu dha një detyrë e veçantë për t’ia përcjellë këtë ofertë në detaje autoriteteve të Beogradit. Dhe jo vetëm për ta paraqitur atë, por edhe për të bindur shtetarët serbë se oferta është më shumë se bujare dhe se ata duhet ta pranojnë atë.

Dhe ndërsa asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk dëshironte të komentonte zyrtarisht gjetjet, historiani dhe analisti Sasa Adamoviç thotë se kjo informatë, nëse është e saktë, është lëshimi i një tullumbaceje provë për të parë reagimin e opinionit publik serb.

– Nga ana tjetër, do të jetë interesante të shihet se kush merret me ofertën thelbësisht të pasjellshme. Propozimet e këtij lloji, nëse janë zyrtare, nuk duhet të merren parasysh. Ndërsa porosit: “Le të kemi kujdes se Ai është më i madhi edhe kur Ai sjell dhurata …“, shkruan “Informer”.

Serbët në provën e madhe
Gjenerali Vladimir Lazareviç vlerëson se populli serb, sjellja e tyre, padyshim që po testohet këto ditë; mendja dhe arsyeja kolektive.

– “Testi është kujtesa jonë historike dhe aftësia jonë për të zotëruar dhe ruajtur vendin. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë “oferta” të reja në ditët dhe javët në vijim. Ndërsa për sa i përket garancisë, amerikanët duhet të pyeten, a nuk është garanci Rezoluta 1244? Prandaj, arsyeja, dinjiteti dhe përgjegjësia duhet të ruhen”, përfundon Lazareviç.


Etiketa: , , ,

Pas