Aktualitet

Paketat e Huawei 5G, do të hiqen nga Britania e Madhe deri në vitin 2027





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:04 - 14/07/20 |
mapo.al

Ofruesit mobilë në Mbretërinë e Bashkuar po ndalohen të blejnë pajisje të reja Huawei 5G pas 31 dhjetorit, dhe ata gjithashtu duhet të heqin të gjithë pajisjet e firmës kineze 5G nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027. Sekretari për Digjitalizim Oliver Dowden i tha Dhomës së Komunave, pra parlamentit Britanik, për vendimin.


Ai ndjek sanksionet e vendosura nga Uashingtoni, i cili pretendon se firma paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare , diçka që Huawei  e mohon. Z. Dowden tha që masa do të vonojë shpërndarjen e rrjetit 5G në Britani për një vit.


Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është i duhuri për rrjetet e telekomit në Mbretërinë e Bashkuar, për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonominë tonë, si për të tashmen ashtu edhe në planin afatgjatë,” tha ai.


Kufizime të reja po aplikohen edhe për përdorimin e kompletit të brezit të gjerë të kompanisë. Qeveria dëshiron që operatorët të “largohen” nga blerja e pajisjeve të reja Huawei për t’u përdorur në rrjetin me fibra të plotë.


Z. Dowden tha që ai priste që kjo të ndodhte brenda dy viteve.

Ai shpjegoi se po jepej kohë shtesë për rrjetin e gëjrë për të shmangur  që Mbretëria e Bashkuar të jetë e varur nga Nokia si furnizuesi i vetëm i disa pajisjeve.//BBC//

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas