Një pako e dyshimtë është pikasur pranë varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për eksploziv, por raportohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për verifikimin e objektit, i cili ka një diametër 10 cm me 3 cm.
Ndërkohë, pritet që në Këlcyrë të mbërrijnë forcat xheniere nga Tirana.
Varrezat greke në këtë zonë kanë sjellë shpesh herë debate, si politike ashtu edhe kombëtare. Në vitin 2013, në këtë varrezë iu vu eksploziv edhe kryqit gjigant metalik, të vendosur në fillim të vitit 1992 për nder të ushtarëve grekë.