Aktualitet

Pako me ushqime për vota në Berat – Dosja në SPAK, hetohen zyrtarët e bashkisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:09 - 20/04/21 |
mapo.al

Hetimi për qëllimin e përdorimit të ushqimeve nga Rezervat e Shtetit të bllokuara mbrëmjen e të hënës në Berat, nga mbështetës të Partisë Demokratike, me dyshimin se do të shpërndaheshin nga përfaqësues të PS për vota, do t’i kalojë SPAK.





Burime nga Prokuroria e Beratit bënë me dije se kanë përgatitur dosjen dhe do t’ia kalojë Strukturës së Posaçme, që ka për kompetencë krimet zgjedhore.


Hetimi sipas burimeve është referuar për korrupsion aktiv në zgjedhje neni Neni 328 i Kodit Penal, që parashikon dënim me burg nga 1 deri në 5 vite.





“Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet”.



Lexo edhe :  Përfundon numërimi në Berat, PS me 5 mandate- Klosi: E kërkonim këtë që në 2009

Burimet thonë nën hetim janë vënë anëtarja e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit Nr. 2 e PS-së në Berat, Joana Melëngu dhe shoferi i bashkisë, të cilët u bllokuan në furgon.


Ata janë mbajtur deri në orët e para të mëngjesit në Prokurorinë e Beratit dhe më pas janë lënë të lirë.

Furgoni me ndihma ushqimore u bllokua mbrëmjen e së hënës në Berat nga kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish.

Ata hapën furgonin brenda të cilët kishte ushqime të paketuara dhe që mbajnë logon e rezervave të Shtetit.

Drejtuesit politikë të PD e LSI në Berat e cilësuan ngjarjen skandal elektoral.

“Shpërndajini për njerëzit në nevojë të cilët do të votojnë Partinë Socialiste,” tha Alizoti.

“Këtu brenda do të ketë karta identiteti, duhet të ketë lekë, duhet të ketë pisllëqe të të gjithë krimit elektoral,” tha Maliqi.

Ndërsa Bashkia e Beratit përmes një deklarate pretendoi se lëvizja e ushqimeve sipas të saj të grumbulluara gjatë kohës së pandemisë po bëhej për lirimin e ambienteve ku mbaheshin.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas