Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politit, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe asaj që njihet si “opozita” parlamentare për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese.
Bylykbashi shprehet ky është një pakt vrasësi dhe vetëm Edi Rama është i aftë të bëjë një marrëveshje, për të prishur një marrëveshje tjetër.
Më tej, Bylykbashi shprehet se 21 korriku, është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama.
Statusi i plotë i Bylykbashit:
Pakt-vrasesi
Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje.
Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen).
LEXO EDHE:
Ndryshimet kushtetuese/ Opozita e Bashkuar: Akt diabolik i Ramës, zhbën marrëveshjet politike