Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, 8 prej tyre të betuar ditën e djeshme, kanë prezantuar “Paktin për Universitetin”. Përveç ministrave të përfshirë në grupin e punës janë edhe rektorë, dekanë, pedagogë madje dhe studentë.
“Pakti për Universitetin” është finalizuar në një dokument prej 30 faqesh, ku disa nga pikat kryesore janë: përgjysmim i tarifave; 90 mijë studentë trajtohen me pakon financiare; qeveria nuk do të mbulojë shpenzimet e një shkolle të dytë. Ky dokument pritet që të zgjidhë përfundimisht problematikat dhe të plotësohë kërkesat e studentëve.
Prezantimin e “Paktit për Universitetin”, qeveria ka zgjedhur ta prezantojë përpara grupeve të interesit përmes një takimi të mbajtur këtë të premte në Kryeministri, ku kanë marrë pjesë ministrat e përfshirë në grupin e punës, por edhe rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.
Në fjalën e tij, Rama kërkoi më shumë për studentët.
“Studentët e bënë punën e tyre, ngritën kërkesat, ne i dëgjuam. Unë nuk e di sa kanë dëgjuar universitetet nga kjo. Por kjo shfaqje me shumë fytyra duhet të mbarojë sa më parë, të jemi gati të bëjmë aq sa mundemi, ndoshta edhe më tepër. Por nuk mund të marrim përsipër të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit. Mos prisni që unë të bëhem me studentët dhe të vij te ju”, tha ndër të tjera Rama, duke iu referuar pedagogëve që i akuzoi se nuk bëjnë mësim.
Sipas Ramës, problemi në këtë rast nuk janë studentët e ngujuar, por pedagogët, të cilëve iu kërkoi të japin mësim qoftë edhe për një student të vetëm. Duke kërkuar të shihen në sy e të bëjnë atë që thonë, Rama u kërkoi me sinqeritet universiteteve të mos braktisin studentët.
Duke iu drejtuar rektorëve të universiteteve, Rama tha se të gjitha përgjegjësitë që sot po i merr qeveria, Ligji i Arimit të Lartë ua ngarkon universiteteve.
Rama u ndal edhe tek plagjiatura. Ai u kërkoi pedagogëve se duhet të jenë këta të fundit ata që duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjë qeveria për të ndalur këtë fenomen.
Kryeministri Rama kishte premtuar publikimin e këtij pakti brenda muajit janar, teksa theksonte në fundvit dhe fillimvit se do të shkonte përtej 8 kërkesave të studentëve.
Studentët nisën protestat e tyre masive për shkak se refuzonin fillimisht të paguanin tarifat arsimore, të konsideruara të rritura, e për ditë me radhë bllokuan rrugët e rënduan trafikun teksa përshkallëzonin protestën duke refuzuar dialogun me kryeministrin.
Përshendes studentët për kërkesat e drejta, në të cilat do të veçonja kërkesën për Vettingun e pedagogëve. Gjithashtu përshëndes edhe qeverinë që po i realizon keto kerkesa më se të drejta të studentëve. Rastësisht pashë një nga skadalet më të mëdha të doktoraturave në vendin tonë. E kam fjalën për doktoraturën “Përdorimi i paneleve diellore në Shqipëri”, të drejtuar nga “profesor” Gjovalin Gruda, pedagog i gjeomorfologjisë në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës dhe e përgatitur nga një student i degës së gjeografisë së këtij universiteti. Kjo doktoraturë u miratua dhe u mbrojt në Departmentin e Gjeografisë së këtij universiteti.
Kjo doktoraturë u drejtua nga pedagogu Gruda, që nuk është marrë kurrë me panelet diellore, nuk ka asnjë informacion nga fizika, inxhineria apo meteorologjia. Kuptohet se doktoratura në fjalë është vetëm plagjiaturë dhe azgjë tjetër. Por për profesor Grudën rëndësi kanë vetëm lekët e honorarit që ai i vodhi shtetit, taksave tona. Ku e gjen guximin departamenti i Gjeografisë, qe miraton dhe pranon të mbrohet një doktoraturë e tillë, objekti i së cilës është krejtësisht jashtë fushës së aktivitetit të tij shkencor. Me siguri edhe departamenti është bërë palë me pedagogun hajdut. Ndaj, Vettingu duhet te bëhet edhe për instutucionet universitare, për drejtuesit e tyre shekullorë.
Kjo nuk është e vetmja vjedhje e Grudës. Midis tyre do të përmend dy të tjera. E para lidhet me marrjen e titullit “profesor” me CV të fallsifikuar, duke shënuar punime, studime apo botime që nuk i ka bërë kurrë.
E dyta lidhet me vjedhjen e parave të praktikave dhjetëditore në terren të studentëve. Sipas rregullit absurd të kohës, kur unë isha student, paratë për hotelin e studentëve i mbante pedagugu drejtues i praktikës. Për çdo student jepeshin 2000 lekë të reja nata. Profesor Gruda drejtonte praktikën e rreth 100 studentëve. Mjeshtri i vjedhjes Gruda i strehonte studentët për pesë net në një hotel të lirë (vetëm 500 lekë të reja nata) në Pogradec dhe pesë net të tjera në një hotel, po kaq të lirë në Shkodër. Faturat e hotelit, që pronari ia jepte me mirëbesim të firmosura dhe të vulosura, Gruda i plotësonte vetë me shumën 2000 lekë të reja nata për çdo student. Me këto fatura të fallsifikuara ai “justifikonte” paratë në llogarinë e fakultetit. Kushdo mund të bëjë llogarinë që ky hajdut ordiner i vidhte shtetit, taksave tona vetëm nga një praktikë me studentët: 100 studentë x 1500 lekë x 10 net = 1,500,000 lekë të reja. Por këtë punë e ka bërë disa vite rrjesht.
Këta pedagogë janë turpi i universitetit. Vettingu duhet t’u japë atyre dënimin e merituar, duke e pastruar universitetin nga plagjiatorët e shkencës dhe hajdutët ordinerë. Unë kam bindje të plotë se kjo do të arrihet.