Këngëtarja amerikane ,Britney Spears bëri një rrëfim tronditës të mërkurën në Instagram.
Ajo kishte djegur aksidentalisht palestrën e saj pasi kishte harruar qirinjtë ndezur Brenda në shtëpi.
“Përshëndetje njerëz, unë jam në palestrën time tani. Unë nuk kam qenë këtu që gjashtë muaj sepse kam djegur palestrën time, për fat të keq.
Unë kisha dy qirinj dhe, po … një gjë çoi tek tjetra dhe unë e dogja atë”, tha Spears.
Duke detajuar incidentin, që ndodhi gjashtë muaj më parë, këngëtarja ka shkruar: “Unë eca përtej derës së palestrës dhe flakët filluan. Falë Zotit alarmi u ndez pas kësaj dhe askush nuk u lëndua. Për fat të keq tani kam vetëm dy pjesë të pajisjeve dhe një pasqyrë të njëanshme. Por mund të jetë shumë më keq, kështu që jam mirënjohëse”.
Pasi e sqaroi të gjithë ngjarjen, Spears u tregoi fansave një rutinë stërvitjeje. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Britney ka shkaktuar zjarr. Para shumë viteve, këngëtarja i vuri zjarrin një pjese të apartamentit në Neë York, pasi kishte lënë një qiri ndezur.