fbpx

Kryesore

Pallati botanik






               Publikuar në : 19:21 - 09/10/19 |
mapo.al

Qeveria nuk mori pjesë në një seancë gjyqësore për çështjen e Kopshtit Botanik, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u tregua i ashpër me akademikët duke i sulmuar me fyerje të ulëta.


Pavarësisht se dhjetëra profesorë ishin bashkuar në protestën e zhvilluar përpara Gjykatës Administrative, sërish Veliaj nuk u kursye ndaj tyre.



Por çfarë është në lojë?

Bashkia e Tiranës kërkon të marrë në pronësi Kopshtin Botanik, duke pretenduar se do e bashkojë me Kopshtin Zoologjik për të krijuar një hapësirë të përbashkët për qytetarët.

Vendimi është pritur me skepticizëm nga profesorët, pasi në Kopshtin Botanik ruhet një punë e madhe e tyre. Ata druhen se Bashkia do e përdorë për qëllimet e saj këtë hapësirë, duke shkatërruar një punë shkencore.

Sipas Lapsi.al, një pedagog tha se gjatë takimit me njerëz të Bashkisë së Tiranës, ata nuk kanë treguar asnjë projekt, por thjesht kanë thënë: Do e bëjmë të bukur.

Iniciativa e Bashkisë bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë, ndërkohë që universiteteve iu janë marrë disa prona të rëndësishme në Tiranë.

Për ironi, para disa kohësh ishin socialistët që protestonin se po cungohej Kopshti Botanik për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Tashmë është opozita që pretendon se kjo hapësirë e rëndësishme, e rrethuar kudo me beton, po merret për të vijuar me ndërtimin e pallateve.

Ndërkohë karikatura e ditës në MAPO e mjeshtrit Bujar Kapexhiu i dedikohet pikërisht kësaj çështje. Ajo titullohet: Pallati botanik.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas