fbpx

Aktualitet

Pallati në Lezhë i dëmtuar, Bardhi: Sjellja e Lleshajt, kriminale





               Publikuar në : 18:58 - 03/12/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas situatës në Lezhë ku një pallat 12-katësh është dëmtuar nga tërmeti dhe banorët janë të frikësuar, por që për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka vend për panik. Madje, Lleshaj debatoi ashpër edhe me drejtorin e Urbanistikës të Bashkisë Lezhë, të cilit i kërkoi që të mos përhapte panik.


Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi thekson se sjellja e Lleshajt ishte e papërgjegjshme dhe kriminale. Sipas tij, qeveria kërkon të fshehë të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet ndaj ministrit të Brendshëm.



“Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.


Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”, thekson Bardhi.

Reagimi i Bardhit
Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës! 

LEXO EDHE:

Lleshaj i ashpër me shefin e urbanistikës: Boll, pse përhap panik?!


Etiketa: , , ,

Pas