Aktualitet

Palmer i dërguari për Ballkanin, Xhafaj: Luftë kundër korrupsionit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:05 - 01/09/19 |
ro ot

Matthew Palmer, Zyrtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë detyrë të rëndësishme, teksa do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor. Lidhur me këtë, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar duke e uruar diplomatin për detyrën e re, si dhe duke u shprehur optimist se ish-zv/ndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.






Postimi i Fatmir Xhafës:
Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Flm StateDept për rritjen e vëmendjes për rajonin & për Shqipërinë në këto momente kritike.


Jam i bindur se kontributi i zotit Palmer për Shqipërinë do të përmirësohet më tepër, sidomos për konsolidimin e rregullit dhe ligjit dhe Reformën në Drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Lexo edhe :  Integrimi - Holanda krah Shqipërisë e RMV, Rutte “shuplakë” Bullgarisë






Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë 🇪🇺 të Shqipërisë. Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim.




foto galeri



1


Etiketa: , , , , , , ,

Pas