fbpx

Aktualitet

Palmer kërkon dialog: Reforma Zgjedhore do normalizonte situatën





               Publikuar në : 13:38 - 08/11/19 |
mapo.al

I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka apeluar sërish liderët e politikës shqiptare të dialogojnë dhe të miratojnë bashkarisht Reformën Zgjedhore.


Duke folur në samitin e Davos ai është shprehur : “Eshtë e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.



Kujtojmë se Reforma Zgjedhore shihet si rrugëdalje nga kriza edhe nga partnerët tanë në Europë. Bundestagu gjerman e ka vendosur si një nga kriteret kryesore për hapjen e negociatave.


 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas