Partia Demokratike e vlerëson Ben Blushin si zë kritik brenda mazhorancës, por ndahet thellësisht nga ai mbi krahasimin që i bëri qeverisë Rama me atë të Berishës. Nënkryetari demorkat, Edi Paloka, tha se qeveria Berisha ndërtoi pothuajse gjithë infrastrukturën e vendit, ndërkohë që sipas tij të majtët në dy vjet vetëm kanë kriminalziuar vendin, duke e zhytur në varfëri të thellë.
Demokratët ja njohin si meritë Ben Blushit, qëndrimet kritike brenda mazhorancës, por nuk bien aspak dakord me karahasimin që ai i bën qeverisë Rama me atë të Berishës.
Edi Paloka: “Këta nuk kanë bërë asgjë. Këta, përveç rritjes së krimit, futjes së krimit në parlament, të evidentuar së fundmi dhe nga Blushi, korrupsionit masiv, vjedhjes dhe grabitjes së qytetarit shqiptar, dhunimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, gjë që ka çuar deri në eksodin e shqiptarëve. Absolutisht nuk mund të ketë paralele ndërmjet dy qeverive.
Nënkryetari demokrat, Edi Paloka është i vetmi zë, deri tani që ka komentuar publikisht rebelimin e socialistit Ben Blushi, megjithëse ai thekson se deputeti i Partisë Socialiste po përsërit ato që opozita ka 2 vjet që i thotë.
Edi Paloka: ” E vetmja gjë e përbashkët e dy qeverive, është Ilir Meta. Bile Ilir Meta i këtyre është edhe pak më i keq se i atij që kemi pasur ne. Dhe nuk mund të thuhet që kjo qeveri po punon aq keq sa ka punuar qeveria Berisha sepse të paktën i bëri disa mijëra kilometra rrugë, ndërtoi një pjesë të mirë të infrastrukturës në Shqipëri”.
Një ditë më parë Ben Blushi për të tretën herë radhazi akuzoi drejpërdrejt mazhorancëen duke theksuar se po qeverisin me keq se Berisha por pa Berishën./Oranews