Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Edi Paloka e ka quajtur kryeministrin Rama mashtrues ordiner dhe hipokrit të pacipë.
Ai shprehet se Rama ka përdorur At Zef Pllumin duke i vënë në gojë fjalë që ai s’do t’i thoshte kurrë.
Reagimi i plotë i Palokës:
Perfundimisht ky nuk ka limite ne pafytyresi ! Mashtrues ordiner dhe hipokrit i pacipe. Abuzon me te verteten dhe me te vdekurit qe e di se nuk mund te flasin me. Nuk kam dashur ta permend me pare, po cfare pret nga dikush qe shiti fjalet e nje poeti si te tijat per te shprehur dhimbjen per nenen e tij…
I legenosur ne syte e kujtdo qe pati fatin e keq ta njohe, vazhdon te perdor e te perdhos kujtimin e atyre qe nuk jane me ne kete bote per ti dhene vetes vlera . Vlera qe nuk i ka patur kurre, perkundrazi ka qene dhe mbetet simboli, personifikimi i antivlerave.
Sot ka perdorur dhe At Zef Pllumin dhe cfare eshte me e ndyre (e denje vetem per nje si Rama) i ve ne goje atij, fjale qe vetem nje i çmendur mund te besoje se i ka thene padre Pllumi.
Sipas Rames, At Zef Pllumi i paska kerkuar atij qe te marre PS sepse “vetem ai mund ta bente dekomunistizimin…” Pra padre Pllumi, nje legjende e mbijeteses dhe vuajtjes, nje martir i antikomunizmit, paska besuar se nipi i Spiro Kolekes, biri i atij qe firmoste per varjen e poeteve, ishte “i vetmi” qe mund te bente dekomunistizimin !!!
Nuk e di se cfare kombinim manirash e difektesh psiqike duhet te kete nje qenie qe te trilloje deri ne kete pike… E jo vetem kaq , po merr guximin ti shkruaj keto trillime sot, pasi vertete e ka marre PS, e eshte ne fund te qeverisjes se tij, po jo per te bere dekomunistizimin , po per te rikthyer dhe nje here gjithe pinjollet e Bllokut dhe kriminelet e ish-Sigurimit te Shtetit. I mori per ta rikthyer dhe nje here vendin drejt rrezikut te diktatures. E cfare eshte me cinike, ky, vetem pak kohe me pare , dekoroi hetuesin, ate qe kishte torturuar ne birucat e komunizmit, pikerisht At Zef Pllumin!!!
Padre, e di qe ekzorcizmi nuk ka qene nder praktikat e tua, po ne se nga atje lart ku je, mundesh, beje me kete rast e shpetoji shqiptaret e gjalle nga e keqja e te vdekurit nga perdhosja qe ju ben cdo dite kjo qenie e lige!