Aktualitet

Paloka i përgjigjet Ramës: Turp është të shkosh pas oligarkëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 09/04/20 |
mapo.al

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit tha se opozitës dhe Lulzim Bashës do t’i mbetet vetëm turpi pasi Shqipëria të fitojë betejën me pandeminë.


Paloka shkruan se turp nuk është të kërkosh mbështetje financiare për biznesin në këto kohë krize dhe të bëhen testime për COVID-19 në masë, por të “tradhtosh shqiptarët duke shkuar pas oligarkëve”.


Ai shtoi se qeveria po bën politikë dhe po sulmon opozitën sepse kërkon të fshehë dështimin.


“Çfare eshte turp sot? A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per biznesin? A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per njerezit qe s’kane buke te hane? A eshte turp qe te kerkosh te testohen mjeket, policet, njerezit ne vije te pare te ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetaret qe kane qene ne kontakt me persona bartes te virusit?


A eshte turp te kerkosh qe leket e 10 oligarkeve Rama t’ua jape qytetareve qe sot po vuajne per buken e gojes? Turp dhe tradhti ndaj shqiptareve sot eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet. Te besh politike nga mengjesi ne darke sot eshte te fshehesh deshtimin. Te sulmosh sot opoziten tregon se s’ke ndermend t’u dalesh zot shqiptareve, por te vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj per deshtimet e Rames, pervec atij vete”, shkruan Paloka.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas