Aktualitet

Paloka: Luks dhe babëzi, ja pse e kërkojnë një mandat tjetër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:42 - 10/01/21 |
mapo.al

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka komentuar videon që qarkullon në rrjetet sociale, ku një delegacion i lartë qeveritar shihet duke darkuar në Dubai, në një prej restoranteve më luksoze të botës.





Paloka thotë se ministrat dhe zyrtarët e lartë janë zhytur në luks, dhe ndërkohë që marrin sipas tij, atë çka le “lubia” që qendron në krye.


Postimi i Edi Palokës në “Facebook”:




Kjo qeveri ka ministra si Etilda qe paguajne 700 euro naten ne hotel, po ka dhe ministra që paguajnë 700 dollare një pjate. Ka ministra që vetem xhupi ju kushton 3 mije euro po ka dhe ministra si Balluku që mbajnë varese 10 mijë dollarë në qafe…


E imagjinoni që keta mbledhin vetem grimcat e vjedhjeve që lë lubia në krye te qeverise. Ai qe merr charterin 100 mije euro për të bërë foto me Cristiano Ronaldon apo për t’u zderhallur nëpër botë herë për të hapur ekspozitat e tij, herë për të parë ndeshje të NBA e here tjeter (si rastin e fundit) thjesht per shooping ne Fifth Avenue te New York-ut.


Te gjitha keto mundesisht ne kulmin e fatkeqesive per shqiptaret, kur njerezit janë nën rrenojat e termetit apo nën ujin qe i ka permbytur. Pandemia qendron në sfond! Ju duhet dhe nje mandat tjeter…

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas