Deputeti i PD dhe kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, Edi Paloka ka thënë sot për emdiat se nuk ka drejtësi pa dhënë dorëheqjen Meta.
Ai ka ngritur pikëpyetje lidhur me takimin Meta-Tahiri pasi kreu i kuvendit la prokurorinë pas dhenies së dëshmisë.
“Pse Tahiri shkoi te Meta pas marrjes në pyeje? Çfarë skenari po thurrin ministri i Mbrojtjes dhe kreu i kuvendit? Për sa kohë Meta është i veshur me pushtet ai do të pengojë hetimin”, tha Paloka.
Sipas tij e vetmja mënyrë që hetimet të ecin është që Meta të japë dorëheqjen.