Zyrtari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas videos së kryeministrit Rama nga kantieri i ndërtimit në Fushë-Krujë, duke e përgënjeshtruar atë çka e konsideron propagandë.
Paloka e konsideron Ramën mashtrues, teksa shpjegon se shtëpitë e nxjerra në video janë produkt bamirësie nga Elvis Naçi, jo nga puna e qeverisë.
“Mashtrues ordiner dhe i pakorrigjueshëm, paraqet banesat e ndërtuara nga Elvis Naçi si punë të qeverisë…!!! I pafytyrë në çdo gjë!”, – shprehet demokrati.
LEXO EDHE:
Rama nga Fushë-Kruja: Ndërtojmë shtëpi si të të pasurve, për të zakonshmit