Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar ndaj një mesazhi të kryeministrit për ngjarjen tek “Petro Nini” ku disa familjarë u përballën me dhunën e përmbarimit dhe policisë në përpjekje për ti nxjerrë nga shtëpia.
Paloka tha se Rama i ndryshon fjalët sipas interesit duke krahasuar se çfarë tha sot për vendimet e gjykatave dhe çfarë ka thënë në rastin e Dritan Dajtit. Po kështu Paloka komentoi edhe deklaratën e çuditshme të Ramës se “kur të mos më keni du iu mungoj”. Ai nuk hezitoi ti quajë këto videoselfiet e Kryeministrit “masturbim manjakësh”.
Statusi i Palokës në facebook
Perdredhjet e Rames sipas interesit nuk cudisin me askend. Ka per borxh qe vetem ne pak dite te deklaroje gjera diametralisht te kunderta per te njejten ceshtje e njekohesisht te beje krejt ndryshe nga cfare deklaron.
Sot ka deklaruar se vendimet e gjykatave te drejta ose jo “nuk ka gje qe i zhben”.
Vetem pak dite me pare, i vene nen presion, deklaronte se “qeveria do te beje gjithshka per te zhbere vendimin per Dritan Dajtin”…Kujt ti besosh?!
Pervec te tjerave, ne nje nga ato percartjet e tij me videoselfi qe ngjajne si masturbim manjakesh perpara kamerave, ke deklaruar se do na mungoka shume kur te iki po “yyyyyy ka kohe…”
Ne fakt sot Rama ju ngjan disa personazheve te filmave horror qe kane vdekur , po nuk ja pranojne vetes dhe vazhdojne te zvarriten si kufoma edhe per ca kohe mes njerezve, duke qelbur dynjane me eren e kalbesires.