Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka, ka publikuar videon e disa nënave të cilat thonë se shteti nuk po i ndihmon dhe nuk po ja dalin dot në këtë kohë që vendi është i mbyllur nga koronavirusi.
Postimi i Palokës:
Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë për klientët e koncensioneve
Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë.
Etiketa: Paloka