N/kryetari i PD-së, Edi Paloka ka përshëndetur sot protestuesit në Devoll që nuk lejuan kandidatin e PS-së të betohej në Këshillin Bashkiak. Ai thotë se Rama po sillet me bashkitë, njësoj si një grabitës që të hyn në shtëpi, andaj qytetarët duhet të reagojnë nga tij si ndaj një grabitësi.
Statusi i plotë i Palokës në facebook:
Pershendetje per qytetaret e Devollit qe sot nuk lejuan dhunimin e bashkise se tyre nga nje bande qe kerkon ta uzurpoje!
Ky ishte nje akt i qarte qytetarie, perballe barbarise kriminale te bandes qe kerkon me kembengulje dhe dhune te coje deri ne fund nje proces antiligjor dhe antikushtetues, pjelle e cmendurise se nje kryeministri qe ka vendosur ta trajtoje vendin si prone te tij private dhe shqiptaret si skllever.
Tanime jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre qe ka qejf ti tunde Rama here pas here, kane bere te qarte se 30 qershori eshte ligjerisht nul qe pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe kete mund ta ndryshoje vetem nje vendim i Gjykates Kushtetuese.
Ne keto kushte, akti qe ka kerkuar te kryejë sot Rama me banden e tij ne Devoll, apo qe do te synoje te realizoje dhe ne raste te tjera, eshte i njejte me ate te grabitesve qe hyjne ne shtepine e tjetrit per te grabitur. E njejte duhet te jete dhe pergjigja e qytetareve, si ndaj grabitesit qe te ka hyre ne shtepi per te te dhunuar e grabitur!
Beteja për bashkitë, kryetari i ri Devollit betohet në ilegalitet