Kryesore

Paloka shpjegon: Pse i hodha bojë kryeministrit në Kuvend














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 14/02/19 |
mapo.al

Nënkryetari demokrat, deputeti Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në mbrëmje, ku komentoi hedhjen e bojës ndaj kryeministrit. Paloka shpjegoi se përse e ndërmori aktin e sotëm.






“Fatkeqësisht edhe trajtimi që i ka bërë sot, duket sikur kemi një viktimë përballë dhe një rrugaç që ka kryer aktin ndaj këtij që nuk bën akte rrugaçërie. Ky është kryeministri që kanë shqiptarët. Ai kryeministër, për fat të keq nuk i ka votat e shqiptarëve për të qenë aty. Unë nuk fyhem nga ai, se e njoh prej kohësh. Problemi është te një kryeministër që vetëm fyen, vjedh, grabit dhe më pas i tall shqiptarët.


Nuk është krim të jesh thuthuq, por ky zotëria që ka grabitur shqiptarët, kështu do reagojë. Pashë këtë reagimin e Gardës, heton Garda për lëndë kimike, më kujtuan vitin 1997 kur akuzonin Berishën për lëndë helmuese. Ajo ka qenë bojë shkrimi dhe çdo veprim i imi ka qenë i mirëmenduar.







Më ndihmoi Zoti që ia hodha tamam në gojën e qelbër një kryeministër që fyen këdo çdo ditë.




Është shumë më etik ky akt, se ato që thotë ai kryeministër gojëqelbur. Është një akt më i civilizuar. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se kryesorja është reagimi: ne nuk jemi skllevër. 

Trimërimi i protestuesve nuk i ngelet Ed Palokës. Trim për mua është ai studenti në Vlorë, ai që e gjuajti me këpucë Edi Ramën. Ai ka përfunduar në burg.

Ju diskutoni për skena normale në një vend ku ndodhin gjëra monstruoze, me një parlament të mbushur me kriminelë. Akti kishte atë qëllim që arriti. Ndaj arrogancës së kryeministrit duhet reaguar, nuk duhet ulur koka,” tha Paloka.

Kurse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shpjegoi diçka më shumë për protestën e 16 shkurtit.

“Organizatorët janë qytetarët. Atyre u ka dalë frika dhe janë gati për të protestuar. Do ketë protestë dhe pjesëmarrje. Pjesa më e madhe e gazetarëve do jenë në shesh. Protesta e ditës së shtunë do jetë protesta e halleve shqiptare.

Protesta ka në thelb hapjen e negociatave. Humbja e shansit për të mos hapur negociatat do jetë shkatërrimtare dhe fatale për Shqipërinë. Do jetë protesta më paqësore dhe më qendrestar që kanë parë shqiptarët.

Policia nuk do ngrejë dorën mbi motrat dhe vëllezërit e tyre. Do ta shikojmë nëse do jetë e shtrirë në kohë, varet si do jetë reagimi. Tani është në dorën e Edi Ramës”.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas