Kur kanë kaluar pesë ditë nga seanca ku i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama, Edi Paloka ka rrëfyer për herë të parë diçka që ai vetë thotë se nuk është parë në kamerat në Kuvend. Numri dy i PD thotë se në momentin kur ai spërkati me shiringë Ramën, ky i fundit i është drejtuar se do ta bënte qesharak në Parlament si shenjë hakmarrje pas këtij momenti që u fiksua nga të gjithë dhe pamjet bënë xhiron e mediave botërore.
Duke treguar fjalët e Ramës, pasi në pjesën e fytyrës, ballit dhe xhaketë ishte i lyer me bojë stilolapsi, Paloka thekson se sado që Rama të përpiqet ta bëjë atë të “famshëm”, aq sa arriti ai ta bënte të “famshëm” brenda një ditë do ishte e pamundur. Në këtë drejtim, Edi Paloka publikon foton e momentit kur spërkat Ramën me bojë e cila është përzgjedhur nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters si foto e javës.
Postimi i Palokës:
E bera te famshem…
Cfare nuk ka bere per te terhequr vemendjen e nderkombetareve dhe mediave te huaja:
Ka shkuar me atlete ne summite nderkombetare , madje dhe ne sallone e oborre mbreterore; ka hapur ekspozita si kryeminister ne galerite me te shtrenjta te botes ; ka bere eksentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur ne takime nderkombetare; ka paguar miliona per intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin per ti bere publicitet ne mediat qe kontrollohen prej tij…
Po nuk arriti kurre te merrte vemendjen dhe publicitetin qe mori pas te enjtes se kaluar. Faqja e tij e zeze beri shetitjen e mediave nga vendet arabe ne SHBA, nga Evropa ne Azi. E jo shaka po gjithe mediat me te rendesishme te planetit.
Sot ka fituar dhe cmime nga keto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi dhe gojeqelbur i Shqiperise.
P.S
Po e them tani per here te pare ( kam deshmitare spiropallen):
Nje nga momentet qe nuk e kapen dot mediat, nje nga ato shume momente kur kryeministri i “rilindjes” shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kercenuar. Me kercenoi se do vazhdonte te me “bente qesharak” ne Parlament…
E thene nga ai eshte per tu marre ne konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj qe sado te perpiqet, do arrij te me bej “te famshem” aq sa arriti ai brenda nje dite…
/Gazeta Mapo/
er qelb po i vjen edvinit te stalinit e mao luu ce dunit qen.
KESHTU KE QENE QE NE KOHEN KUR ISHE STUDENT O TRAP.
TE KA SHPETUAR NGA PERJASHTIMI VETEM MBIEMRI