Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e konsideron tallje daljen e kryeministrit Edi Rama në një video të regjistruar, në kuadër të 1 vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Paloka shkruan se “vetëm një monstër si Rama që jep koncerte në morg, tregon barcaleta në varreza e shpall arritje mbi gërmadha, mund ta konsiderojë fatkeqësinë e mijëra familjeve si “një mundësi të re”…”
Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve, thotë Paloka, mbetet kryeministri Rama.
Postimi i Edi Palokës në “Facebook”: