Sikurse e ka bërë “traditë” tashmë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër “pjesëz” të vendit për të uruar mirëmëngjes.
Në Facebook, Rama ka postuar pamje të mrekullueshme nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë.
“Mirëmëngjes me këtë panoramë nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë”, shkruan kryeministri krahas fotos.