Pushuesit kanë fotografuar momentin rrëqethës kur një grua u përpoq të kthehej me not në breg, pasi një peshkaqen i kafshoi krahun dhe këmbën.
Gruaja austriake, 68 vjeç, vdiq me shumë gjasa nga një atak në zemër, pas sulmit në gjirin Sahl Hasheesh në Detin e Kuq.
Pamjet horror e tregojnë atë duke bërtitur drejt sigurisë për ndihmë, ndërsa ujërat përreth saj morën ngjyrë të kuqe. Shikuesit e tmerruar u përpoqën të shpërqendronin kafshën, por askush nuk u hodh për ta ndihmuar.
Turistja austriake, mbërriti me vështirësi në breg. Por ajo ndërroi jetë pak minuta më vonë në një ambulancë. Autoritetet mbyllën plazhet për tre ditë.
Sulmet e peshkaqenëve në Egjipt janë të rralla, por Deti i Kuq ka më shumë se 44 lloje peshqish, disa prej të cilëve mund të jenë vdekjeprurës.
Më të zakonshmet janë peshkaqenë me gumë gri, 6 metra të gjatë, të cilët kanë 13 ose 14 dhëmbë të mprehtë. Ata notojnë në ujëra të cekëta rreth 60 m të thella ose më pak.
Në tetor 2020, një djalë 12-vjeçar ukrainas me pushime në Egjipt dhe udhërrëfyesi i tij humbën gjymtyrët pas një sulmi nga një peshkaqen.
Dhe në vitin 2010, pesë sulme peshkaqenësh ndodhën në Sharm el Sheikh./Përshtati Liberale.al