Lideri demokrat, Lulzim Basha ndodhet në Shkodër, aty ku zhvillon një aktivitet për anëtarësimet e reja në PD. Në hyrje të qytetit, simpatizantët shkodranë i kishin dhuruar liderit demokrat një pritje të veçantë. Vetë Basha transmetoi pamjet “live” në fcb ku shihen me dhjetëra makina me flamuj kombëtar dhe flamuj të PD që shoqërojnë si eskortë makinën e tij. Po kështu dëgjohen brohorimat: Lulzim Basha, Lulzim Basha.
Në orën 18.30 pritet të nisë aktiviteti në Pallatin e Sportit të Shkodrës.