Dje, si pasojë e një aksidenti tragjik, humbi jetën talenti shqiptar, Amir Ademi. Njoftimin për vdekjen e futbollistit e dha klubi FC Kosova Rusenburg, në të cilin ishte pjesë Ademi. Mediet kosovare kanë publikuar pamjet nga aksidenti i tmerrshëm, në të cilin shihet se makinat janë shkatërruar plotësisht.
Ai u aksidentua në rrugën midis Abensberg dhe Arnhofen, menjëherë pasi përfundoi stërvitjen e mbrëmjes.