Aktualitet

Pamje nga tokat me kanabis, Hoxha: 1 kg “Gorrilla” 4 mijë €, gati për 60 ditë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 08/09/21 |
mapo.al

Artan Hoxha publikoi pamjet e një parcele me kanabis në një zonë malore të Shqipërisë, e cila sipas tij është mbjellë me variantin “Gorrilla” të kësaj bime.






Sipas tij, fara për “Gorrillan” është sjellë nga Spanja dhe rritet për 2 muaj duke bërë që investitorët të mund të marrin shpejt prodhimin. Sipas tij, kjo duhet të detyrojë edhe policinë që të ndryshojë strategjinë e kontrollit të territorit.


“Kjo bimë ka krijuar një problematikë tjetër. Sepse avioni mund ta ketë skanuar këtë zonë dhe ajo del e pastër, pastaj kultivuesit mbjellin këtë bimën, e cila rritet për dy muaj.







Unë di që ajo zona ku është mbjellë parcela në fjalë është skanuar në korrik dhe ka dalë e pastër, por këta kanë mbjellë menjëherë pas skanimit me avion kanabisin duke e marrë prodhimin shumë shpejt.




Kjo bën që autoritetet të ndryshojnë medoemos mënyrën e kontrollit pasi një prodhim kaq i shpejtë e nxjerr jashtë loje strategjinë e tanishme të skanimit në qershor për shembull”, tha Artan Hoxha në ABC.



Hoxha tha se parcela e vizituar prej tij ishte në fazën e pjekjes dhe se kishte shumë rrëshirë.

“Kam parë parcela nga jugu në veri këtë verë. Gorrillën e kam konstatuar në pak vende pasi është farë e shtrenjtë dhe nuk mund ta blejë çdokush. Kjo farë prodhon më pak, por ka prezencë më të madhe të THC-së dhe prandaj çmimi i shkon rreth 4 mijë euro/ kg”, tha ai.

Gazetari tregoi gjithashtu edhe teknologjinë e përdorur nga kultivuesit për bllokimin e valëve të dronit si edhe sistemin e kamerave të vendosur prej tyre.

Sipas Hoxhës, kultivuesit nuk i ruajnë më parcelat me roje, por me kamera inteligjente, të cilat sinjalizojnë në celular për çdo lëvizje pranë arës së mbjellë.

“Në fillim në donim të ngrinim dronin për të verifikuar parcelat. Pamë që droni nuk po ngrihej dhe kuptuam që kishte bllokues valësh për të.

Pastaj gjatë lëvizjeve pranë arës pash që kishte sistem inteligjent kamerash, të cilat kishin nxjerrë jashtë loje rojet.

Me roje do harxhoheshin 80-100 mijë euro, kurse me këtë sistem kamerash jo më shumë se 3 mijë euro. Plus që rojet flasin, kurse kamerat jo”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:

Hoxha nxjerr pamjet e tokave me kanabis: ‘Gorrilla’, e modifkuar në Spanjë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas