Aktualitet

Pamje përrallore nga mali i Valamarës, perla shqiptare e pazbuluar (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 31/05/20 |
mapo.al

Mali i Valamarës ndodhet midis Korçës dhe Gramshit, dhe është pjesë e një prej vargmaleve më të bukura të Shqipërisë.



Pamjet e veçanta me dron që mund të ndiqni në këtë video ofrohen nga James Leithart, një vizitor nga SHBA-të që jeton prej disa kohësh në Pogradec.


Mali ka lartësi prej 2373 metrash mbi nivelin e detit, duke u renditur kështu mes më të lartëve në Europë.


Përmes vargmaleve janë rreth shtatë liqene akullnajorë, në të cilët ka gjurmë të epokës së akullnajave.

Prej këtij mali buron një nga lumenjtë më të rëndësishëm të vendit, lumi Shkumbin.

Lugina e lumit Shkumbin ka qenë pjesë e rrugës Egnatia, një nga më të rëndësishmet e Romës së lashtë. Lugina ka qenë e populluar nga fiset ilire, dhe Shkumbini është parë deri vonë si kufiri natyral midis dy dialekteve të Shqipërisë, gegërishtes dhe toskërishtes.

Valamara ofron mundësi shumë të bukura për udhëtime turistike, sidomos për ata që pëlqejnë ekskursionet e gjata në këmbë.

Liqenet akullnajorë në këtë mal janë të rrethuar nga bimësi shekullore, më shumë se 300-vjeçare, duke ofruar një mrekulli të natyrës shqiptare.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas