Segmenti rrugor që lidh fshatrat e njësisë administrative Ungrej në Lezhë me Kallmentin, ka pësuar shembje masive.
Rruga është bllokuar duke izoluar qindra banorë të zonës të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u lidhur me qendrën urbane.
Në pamje duket se si rruga është ndarë më dysh, pavarësisht se kishte vetëm pak kohë që ishte ndërtuar e re.