fbpx

Aktualitet

Pamje të frikshme të shembjes së hotelit, viktima e të plagosur





               Publikuar në : 21:13 - 14/10/19 |
mapo.al

Një ndërtesë shumëkatëshe që ishte projektuar si hotel është rrëzuar në New Orleans. “Ende është një ndërtesë shumë e rrezikshme”, tha Kryeinspektori i Departamentit të Zjarrfikëseve në New Orleans, Tim McConnell. “Ajo kullë është akoma e dëmtuar dhe e pasigurt. Ndërsa inxhinierët punuan për të stabilizuar ndërtesën, vazhdojnë kontrollet për një punëtor që rezulton i zhdukur”, tha ai.


Dy njerëz vdiqën në rrëzimin e kësaj ndertese të shtunën dhe të paktën 30 njerëz u shtruan në spital, thanë autoritetet.



Pamjet e ndërtesës që rrëzohet në tokë tregojnë punëtorët që dolën nga një re pluhuri pasi shemben katet e sipërme të ndërtesës, duke lënë mbeturinat që shpërndahen në rrugë.


Më shumë se 100 punëtorë ishin duke punuar në Hotel Hard Rock kur ajo u shemb në rrethana ende të paqarta.


Etiketa: ,

Pas