Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar, deri më tani.
Personat e dëmtuar kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë.
Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë.
Nga shpërthimi i fuqishëm pësoi dëme të mëdha materiale restoranti ku ndodhi incidenti si dhe lokalet përreth.
Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera relavante po vazhdojnë të qëndronjë në vendin e ngjarjes.