Një elefant i egër, i llojit Sumatran u gjet me kokë të prerë në një pyll të provinës Riau, në Indonezi.
Elefanti, gati në të 40-at dyshohet se është vrarë një javë më parë, nga gjahtarë indonezianë.
“Koka e elefantit është prerë dhe u gjet një metër larg trupit”, tha në një deklaratë të martën kreu i agjencisë lokale të ruajtjes, në Riau, Suharyono.
Elefanti Sumatran është një specie e rrezikuar, ndërsa shpyllëzimi në ishullin e Indonezisë perëndimore është po ashtu në rrezik të vërtetë.
Ministria indoneziane e mjedisit vlerëson se ka më pak se 2,000 elefantë të egër Sumatran.
Etiketa: Indonezi, Sumatran, vritet elefanti