Aktualitet

Pamje të rënda nga Turqia/ “U bë si çati për fëmijët”, babai gjendet përmbys nën rrënoja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:51 - 24/01/20 |
mapo.al

Turqia lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme që u pasua me disa lëkundje të tjera. Bilanci i viktimave dhe të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembura. Deri më tani mediat turke raportojnë për 12 viktima dhe 225 të plagosur.


Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke. Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve. Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.



***


Përpos fatkeqësisë, profesori i njohur Şükrü Ersoy ka dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët në zonat e prekura në Turqi. Profesor Ersoy është shprehur se lëkundjet e sotme mund të jenë të rëndësishme për ditët në vijim pasi mund të jetë çarë korja e tokës dhe të jetë çliruar energjia e akumuluar prej vitesh.

“Ky tërmet është i rëndësishëm. Mund të ketë çarë koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është shteruar”, ka thënë ai. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë u ka bërë thirrje banorëve të kenë kujdes nga temperaturat e ulta, nën -4 gradë celcius dhe nga ngricat që pritet të nisin në orët në vijim. Mijëra banorë kanë dalë jashtë banesave të tyre, disa si pasojë e shkatërrimit të tyre e të tjerë nga frika e paslëkundjeve.

***

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi, u ka bërë thirrje banorëve që të mos futen në ndërtesat e dëmtuara, dhe të mos krijojnë panik. “Është e rëndësishme të mos futeni në ndërtesat të dëmtuara në zonën e fatkeqësisë. Duhet të mbyllen valvulat me gaz natyror dhe ujë dhe çelsat elektrike. Rrugët duhet të lihen bosh për ndihmë emergjente. Foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që mund të kenë nevojë për ndihmë duhet të mbështeten”, thuhet në njoftimin e AFAD.

Baba

LEXO EDHE: 

Tërmeti në Turqi/ Rritet bilanci i viktimave, 15 të vdekur dhe 300 të plagosur (FOTO)

Turqi/ Gazetarët lëkunden live në studio gjatë tërmetit (VIDEO)

Me VIDEO/ Momenti kur tërmeti 6.8 ballë godet Turqinë

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas