Pas Elbasanit një tjetër aksident ka ndodhur në Vlorë. Një vajzë ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur.
Në pamje duket trupi i një vajze të vdekur, e cila ka dalë jashtë makinës pas aksidentit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Dyshohet se makina ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.
LEXO EDHE:
Foto+Video/ Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të moshuarin