Kronika

Pamje të rënda/ Sherr mes adoleshentëve në Fier, disa të ndaluar (Video)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 23/12/20 |
mapo.al

Një grup adoleshentësh në Fier janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16: 50. Në video dallohet teksa ata qëllojnë njëri-tjetrin pa pushim.






Mësohet se përplasja mes të rinjve ka nisur shumë pranë qendrës së qytetet. Nuk dihen ende motivet që kanë çuar adoleshentët drejt përplasjes.


 Fier/ Informacion paraprak







Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.




Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.



Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas