Ahmedabad Gujarat po priste në stacion kur rrëshqiti dhe ra në një hendek midis platformës dhe trenit. Në momentin që ai u rrëzua dora i ngeli në shina dhe treni që po vinte ia këputi.
28-vjeçari, baba i tre fëmijëve nga Mumbai, Indi, u dërgua në spital nga miqtë e tij që i vendosën krahun e këputur në një qese plastike.
Menjëherë Gujarat iu nënshtrua një operacioni për rivendosjen e krahut, që rezultoi i suksesshëm.
Nuk dihet ende nëse ai do rifitojë ndjeshmërinë në krah.