Dikur

Pamje të rralla të shqiptarëve në vitin 1904 (Video)




               Publikuar në : 10:00 - 09/03/19 |
mapo.al

Një prej incizimeve më të rralla konsiderohet videoja që ndoshta është edhe e para e shqiptarëve në Novi Pazar, në vitin 1904.


Këto pamje, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale, janë pjesë e dokumentarit të gjatë realizuar nga Frank Mottershaw, regjisor i njohur britanik nga Sheffield dhe Arnold Muir Vilson – politikan.

Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905.

Nga viti 1881 deri me 1912, kjo pjesë ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës.

Pazari i Ri (Novi Pazar) është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m.

Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pasur 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas