Aktualitet

Pamje tronditëse – Liqeni Potecko në Serbi mbulohet nga plehrat (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 15/01/21 |
mapo.al

Agjencia e lajmeve “Roiter” ka publikuar një video të pazakontë të liqenit Potpecko me titullin: Plehrat përmbytin Serbinë.



Pamjet shokuese u hodhën  fillimisht në rrjetet sociale  më 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të  gjithë sajtet ambientaliste në Evropë.


Liqeni Potpecko i mbuluar nga mbeturinat

“Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqjen e liqenit”, kështu e përshkruan agjencia Roiter këtë pamje të pazakontë  që ka tronditur opinionin vendas. Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore. Aktivistja e mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja nga plastika ka ndodhur për  shkak të depozitimit të plehrave në vende të paligjshme dhjetra vjeçare.




Liqeni Potpecko i mbuluar nga mbeturinat

Disa prej këtyre vend depozitimeve ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit. Duke qenë se janë pirgjet e plehrave i përngjanin maleve, ato kanë rrëshqitur në ujë.



Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.


Ministrja e Mjedisit në Serbi, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëherëshme.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas