Aktualitet

Pamje tronditëse/ Nipi i deputetit Rraja dhunon barbarisht një vajzë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 08/08/19 |
mapo.al

Pamje të rënda janë publikuar në media, ku duket Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, që dhunon barbarisht një vajzë.






Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në ambientet e jashtme të QSUT-së. Në fillim u publikuan disa sekuenca të shkurtra në “JOQ”, ndërsa tashmë “Syri.net” nxjerr videon e plotë të dhunës barbare ndaj një femre të pambrojtur.  Për këtë rast është proceduar edhe një police që ka parë skenën dhe nuk ka ndërhyrë.


Ndërsa gazetarja e kronikës Anila Hoxha shkruan në facebook se dhunuesi që rrahu gruan e sëmurë në QSUT, Ramazan Rraja, po hetohet në gjendje të lirë edhe pse duhet të ishte në burg.  “E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek “JOQ Albania” duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori”, shkruan gazetarja.







Kjo është hera e dytë që familja Rraja denoncohet publikisht për dhunë ndaj grave. Gjithkush e kujton historinë e Xhisela Malokut që ishte rrahur nga i dashuri i saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist nga Fushë-Kruja.



Kujdes: Pamjet janë tronditëse



LEXO EDHE:

Pamje shokuese/ Nipi i Rrahman Rrajës dhunon barbarisht gruan

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas