Dje, presidenti francez Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë nga një qytetar gjatë një vizite zyrtare. Në videon që qarkullon në mediet sociale, Macron shihet duke ecur dhe i afrohet një turme qytetarësh për t’i takuar, ndërsa një burrë e qëllon atë me shuplakë.
Menjëherë kanë ndërhyrë truproja e Macron.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite zyrtare në qytetin Drome. Sot, mediet franceze kanë publikuar identitetin e të riut që qëlloi presidentin francez.
Ai është Damien Tarel dhe angazhohet me “arte marciale historike europiane”.
28-vjeçari francez ndodhet në paraburgim së bashku me bashkëpunëtorin e tij të pretenduar, “Arthur”, për “dhunë përballë autoritetit publik“.
Në shtëpinë e të dyshuarit të dytë, Arthur, u gjetën armë dhe një kopje e “Mein Kampf”, “Lufta e tij”, autobiografia e Adolf Hitlerit, siç transmetohet nga rrjeti francez BFMTV, duke cituar burimet policore.
28-vjeçari që guxoi t’i ngrinte dorën presidentit francez Emanuel Macron duke bërtitur “Poshtë makronizmi” është i panjohur për autoritetet franceze: ai nuk ka rekord penal. Ai jeton me nënën e tij në qytetin e Dromit.
4 heures avant l’agression, notre journaliste interrogeait les passants venus à la rencontre du président. Parmi eux, l’homme qui a giflé Emmanuel Macron. 😶
Rencontre ⬇️#Quotidien pic.twitter.com/7XirSBqaUX— Quotidien (@Qofficiel) June 8, 2021
Kishte konsumuar alkool
Menjëherë pas shuplakës që ai i dha presidentit francez, autoritetet arrestuan atë dhe shokun e tij Arthur, i cili po regjistronte me celularin e tij në momentin që Daniel, po godiste presidentin.
Gjithashtu thuhet se 28-vjeçari me bluzë jeshile kishte konsumuar alkool para se t’i ngrinte dorën presidentit. Damien është shumë aktiv në rrjetet sociale, nga ku duket që ka prirje të djathta ekstremiste.
Për miqtë e tij, Damien është një i ri i ndrojtur, i cili kurrë nuk ka shprehur publikisht pikëpamjet e tij politike.
Në rast të dënimit të dy të dyshuarve, ata përballen me 3 vjet burg dhe një gjobë prej 45,000 euro.