fbpx

Bota

Pamjet e ‘apokalipsit’ që goditi Romën





               Publikuar në : 19:12 - 22/10/18 |
mapo.al

Copa të mëdha breshëri dhe një shi i rrëmbyeshëm goditën qytetin e Romës të dielën në mbrëmje. Stuhia e çuditshme, që goditi kryeqytetin italian, ka pushtuar faqet e para të mediave.


Shirat provokuan përmbytje dhe më pas rrugët u pushtuan nga copat e akullit.



Shumë makina u braktisën nga pronarët e tyre dhe autobusët u ndaluan.


Kryetarja e Bashikisë, Virginia Raggi përmes profilit të saj zyrtar në Facebook u ka kërkuar falje banorëve duke i informuar se ka aktivizuar Qendrën Operative Komunale për koordinimin e operacioneve të ndihmës e të punës për rikthimin sa më shpejt të gjëndjes së normalitetit në qytet.

Ndërkohë mëngjesi i sotëm ka shënuar një ulje drastike të temperaturave deri në 8-10 gradë celsius.

<
>
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas