Një adoleshente gjermane u dëmtua rëndë gjatë një gare të Formula 3 në Makau. Pilotja Sophia Floersch fluturoi në ajër pasi humbi kontrollin e makinës.
Mjeti u përplas me një platformë, duke dëmtuar tre persona të tjerë. Spektatorët mbetën të terrorizuar nga pamjet e frikshme.
Shumë prej fansave menduan se 17-vjeçarja mund të kishte ndërruar jetë, por ajo shkroi pak më vonë në rrjetet sociale duke theksuar se ishte gjallë dhe se do i nënshtrohej operacionit për shkak se kishte thyer shpinën.
Të hënën ajo konfirmoi se operacioni ka shkuar mirë.