Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në kërcënimin drejtuar deputetëve të cilët refuzojnë të dorëzojnë mandatin e deputetit, i referohet protestave në Ukrainë ku turma e njerëzve të irrituar hodhi në kazanët e plehrave politikanët. Kryemadhi tha sot se të njëjtin fat rrezikojnë edhe deputetët e opozitës që “dezertuan” nga vullneti unanim për djegien e mandatit.
Të paktën tre deputetë, dy të PD, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari si dhe një i LSI, Lefter Koka, nuk kanë firmosur djegien e mandateve. Pamjet me deputetët ukrainas brenda në kazanët e plehrave bënë xhiron e botës.
Shihni videon më poshtë:
Lexo edhe:
Monika Kryemadhi: Deputetët “dezertorë” do përfundojnë në kazan si në Ukrainë
/Gazeta Mapo/