Një sulm me raketa në një bazë ajrore në Siri shkaktoi të paktën 14 viktima.
Sulmi erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi presidentin sirian Bashar al-Assad, duke e quajtur kafshë.
Reagimi erdhi pas një sulmi kimik, që la të vdekur dhjetëra fëmijë.
SHBA mohoi autorësinë e sulmit mbi bazën ajrore qeveritare siriane.
Por Siria dhe Rusia thonë se sulmin e ka kryer Izraeli.
Sipas Moskës, sulmi u krye nga dy avionë luftarakë izraelitë F-15, që fluturuan nga Libani.
Ata lëshuan tetë raketa mbi bazën ushtarake T-4.
Moska thotë se pesë prej tyre u interceptuan.
Raportohet se avionët nuk u futën në hapësirën ajrore siriane.
Kjo ngjarje vjen pas sulmit tronditës në qytetin e fundit nën kontrollin e rebelëve në Siri.
Nga sulmi me armë kimike humbën jetën të paktën 40 persona, mes tyre shumë fëmijë dhe gra.
Izraeli deri më tani nuk ka komentuar për këtë sulm.
Edhe armet kimike nga Izraeli jane hedhur dhe me pas akuzojne Asadin ne menyre qe Perendimi dhe Amerika te sulmojne Asadin qe eshte ne pushtet e mbeshtet nga Ruset.
Ne cdo pune te piset qe ndodh ne vendet Arabe eshte dora e Sherbimit te Fshehte Izraelit MOSAD.