Aktualitet

Pampuri: Qeveria mashtron, tekstet shkollore me çmime të kripura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 05/09/19 |
ro ot

Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri, nëpërmjet një reagimi në “Facebook” shprehet se qeveria përdor skema mashtrimi për tekstet shkollore të fëmijëve. “Viti i ri shkollor, një hall më tepër në listën e gjatë të problemeve social-ekonomike të familjeve shqiptare.”


Prindërve u kushtojnë sa gjysma e pagës në rastin më të mirë kur ata janë të punësuar, e në rastet kur janë me ndihmë ekonomike, pra kanë patur fatin e mirë ta perfitojnë atë, mes shumë peripecive, librat u kushtojnë sa thuajse tre fishi i saj.


“Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma për tekste shkollore falas, hap që ishte i dështuar që në fillim me propozimin e ‘riciklimit’ të teksteve duke i kaluar ato tek njëri-tjetrivit pas viti me kushtin që të ishin të pashënuara e padëmtuara, ky një rikthim 35 vite më parë.”


Dhe më konkretisht librat për klasën e shtatë kushtojnë 8061 lekë të reja, le t’i shtojmë kësaj shume edhe mjetet e shkollës, të cilat kane një vlerë më vete, fillimi i vitit të ri shkollor shndërrohet në makth për prindërit, të cilet nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse t’i blejnë me çdo kosto.


Reagimi i Plotë i Pampurit

Viti i ri shkollor, një hall më tepër në listën e gjatë të problemeve social-ekonomike të familjeve shqiptare.

Skemat e mashtrimit të kësaj qeverie nuk kane të sosur, nje ndër to është edhe ajo me tekstet shkollore, të cilat prindërve u kushtojnë sa gjysma e pagës në rastin më të mirë kur ata janë të punësuar, e në rastet kur janë me ndihmë ekonomike, pra kanë patur fatin e mire ta përfitojnë atë, mes shumë peripecive, librat u kushtojnë sa thuajse tre fishi i saj. Dhe më konkretisht librat për klasën e shtatë kushtojnë 8061 lekë të reja, le t’i shtojmë kësaj shumë edhe mjetet e shkollës, të cilat kanë një vlerë më vete, fillimi i vitit të ri shkollor shndërrohet në makth për prindërit, të cilët nuk kanë asnjë alternativë tjeter veçse t’i blejnë me çdo kosto.

Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma për tekste shkollore falas, hap që ishte i dështuar që në fillim me propozimin e ‘riciklimit’ të teksteve duke i kaluar ato tek njëri tjetri vit pas viti me kushtin që të ishin të pashënuara e padëmtuara, ky një rikthim 35 vite më parë. Asnjë hap përpara, vec rikthim pas, për qytetarët e pasuri marramendëse për një grusht njerëzish rreth mashtruesit në krye të vendit. Sikur të mos mjaftonte pamundësia, për t’i veshur mirë, për t’i ushqyer mirë, për t’i ofruar një jetë e fëmijëri dinjitoze, sot prindërve shqiptarë i është shtuar edhe kosto e shkollimit në arsimin e detyruar nëntevjecar, si nje hall më shumë në listën e gjatë të halleve që po ua bëjnë jetën të pamundur cdo ditë e më shumë në këtë vend.

Asnje hap pas, për të larguar këtë qeveri mashtruesish e për t’i rikthyer dinjitetin e shpresën qytetarëve të këtij vendi.


Etiketa: , , , ,

Pas