Aktualitet

Panairi i vakteve edhe Ilir Beqaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 07/12/20 |
Elona Caslli

Nëse do të vëzhgoni sistematikisht, profilin zyrtar të Ilir Beqajt, për t’u informuar mbi projektet e ndryshme të qeverisë, krahas projekteve që janë veç në letër, do të përballeni shpesh edhe me një panair vaktesh të detajuar nga Ilir Beqaj.






Sistematikisht, Ilir Beqaj do të informojë taksapaguesit shqiptarë se çfarë ha në mëngjes, në drekë ose në darkë dhe vendin ku e kryen aktin “”sublim”” të të ushqyerit.


Nëse Ilir Beqaj do ta servirte panairin e vakteve në faqen e tij personale dhe jo në faqen e tij si deputet i parlamentit, unë nuk do të kisha kurrfarë të drejte për ta bërë këtë shkrim, pasi në faqen personale kushdo ka të drejtë të postojë çka dëshiron, ndonëse në optikën time, panairi i vakteve nuk është etik dhe për higjienë mendimi njeriu nuk mund të shfaqë çfarë ha ose çfarë pi në një rrjet social. Megjithatë, mendimi im nuk mund të përbëjë një rregull për t’u ndjekur nga kushdo.

Lexo edhe :  Beqaj sërish mes milionave: Do punoj 24 orë në ditë






Në çastin që Ilir Beqaj shfaq në të njëjtën faqe projektet e qeverisë dhe panairin e vakteve, krijohet një sallatë ruse që fyen çdo taksapagues dhe dëshmon papërgjegjshmërinë e Ilir Beqajt, i cili thyen çdo kod etike dhe çdo moral njerëzor në raport me taksapaguesit shqiptarë.




Ilir Beqaj duhet të kujtojë se ndërkohë që ai organizon panairin e vakteve, njerëzit dergjen në ambulanca për shkak të mbingarkesës në spitale.



Ilir Beqaj ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për gjendjen aktuale të shëndetësisë në vend, pasi ka qenë në krye të ministrisē që mbulon këtë sektor. Nëse e ka harruar po ia rikujtojmë.

Shfaqja e panairit të vakteve, tregon qartazi që Beqaj jeton në një dimension paralel, të shkëputur realiteti.

Kapardisja me ushqim apo me pije, vërteton kalbëzimin e dhimbshëm moral të deputetit Ilir Beqaj.

Post Scriptum- Në pritje të panairit të radhës….

Elona Caslli

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas