Aktualitet

Panariti: AKU, gjoba marramendëse bizneseve të vogla, ulën qepenat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 06/11/19 |
mapo.al

Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan se AKU po vendos gjoba marramendëse e të paligjshme ndaj biznesve të vogla në vend, duke i çuar ato drejt shkatërrimit.


Postimi i Panairitit


Si u zhvaten dhe u falimentuan me qindra biznese të vogla ushqimore nga AKU me gjoba antiligjore! Me qindra biznese të vegjël ushqimore u detyruan të paguajnë per licensim ne QKL ne keq interpretim të nje VKM të vitit 2009. Perpos kesaj ne kapercim afatesh ata u gjobiten rende. Ekzekutori i kesaj fushate ishte AKU, e cila veproi jashte kompetencave.


Nje pjesë e madhe e “te vegjelve” pa mbrojtje, nuk e perballuan, u rrezuan dhe i ulen qepenat. Detyrimi per regjistrim ne QKL, i qindra bizneseve te vogla ushqimore, i shoqëruar me miliona leke gjoba si sanksione per vonese eshte i kunderligjshem… Ai nuk eshte keqinformim.. Ai eshte nje abuzim i cili nuk mund të korrigjohet me “amnisti”… por me pergjegjesi ligjore per ata që e kanë ushtruar.



Etiketa: , , ,

Pas